Fakulteti i Edukimit
Statusi
I kryer
Tipi i Projektit
Publik
Sipërfaqja e Projektit
6,316m²
Kohëzgjatja
2 Vite

Përshkrimi i Projektit
Fakulteti i Edukimit, me lokacion në qendër të Prishtinës, përfaqëson një nga investimet më të rëndësishme në kuadër të kampusit universitar të kryeqytetit. I konceptuar për të përmbushur standardet bashkëkohore të arsimit të lartë.
Me një etazhitet B+P+4, ndërtesa është realizuar brenda një periudhe më pak se dyvjeçare. Objekti shtrihet në një sipërfaqe totale neto prej 6,315.83 m², të organizuar në 6 nivele funksionale.
Fakulteti përfshin një sallë amfiteatri me kapacitet deri në 300 persona, e përshtatshme për ligjërata, konferenca dhe aktivitete akademike. Përveç saj, objekti disponon 9 dhoma mësimi të pajisura me nga 50 ulëse secila, duke ofruar kushte të përshtatshme për zhvillimin e mësimit në grupe të mesme, 10 hapësira laboratorike të destinuara për punë praktike dhe kërkimore, si dhe 25 kabinete për personelin akademik dhe administrativ.
Sot, Fakulteti i Edukimit qëndron si një simbol i zhvillimit të vazhdueshëm të infrastrukturës arsimore në vend dhe si një hapësirë që kontribuon drejtpërdrejt në formimin e brezave të rinj të profesionistëve të arsimit.
Detajet Kyçe
- Lokacioni: Prishtinë
- Sip. e ndërtuar: 6,316 m²
- Investitori: MASHT
- Data e fillimit: 2010
- Data e mbarimit: 2012
