Objekti i Mekanizmit
Statusi
I kryer
Tipi i Projektit
Publik
Sipërfaqja e Projektit
1,420m²
Kohëzgjatja
1 Vit

Përshkrimi i Projektit
Renovimi i objektit të Mekanizmit në Prishtinë është realizuar me qëllim modernizimin dhe funksionalizimin e hapësirave teknike dhe administrative të objektit për nevojat e Ministrisë së Infrastrukturës.
Projekti ka përfshirë renovimin e një sipërfaqeje prej 1,420 m², me punime të zhvilluara nga nëntori 2024 deri në tetor 2025. Ndërhyrjet kanë përfshirë renovimin e tërësishëm të infrastrukturës së brendshme dhe elementeve funksionale të objektit, duke krijuar kushte më efikase dhe moderne për operim dhe mirëmbajtje.
Realizimi i projektit është bërë në përputhje me standardet bashkëkohore të ndërtimit dhe kërkesat funksionale të institucionit.
Detajet Kyçe
- Lokacioni: Prishtinë
- Sip. e renovuar: 1,420 m²
- Investitori: Ministria e Infrastrukturës
- Data e fillimit: 2024
- Data e mbarimit: 2025
