Biblioteka Fan S. Noli
Statusi
I kryer
Tipi i Projektit
Publik
Sipërfaqja e Projektit
4,000m²
Kohëzgjatja
2 Vite

Përshkrimi i Projektit
Biblioteka e qytetit ‘Fan S. Noli’, e vendosur në qendër të Gjilanit, është projektuar për t’i shërbyer komunitetit lokal dhe zonave përreth me hapësira moderne për lexim, studim dhe aktivitete kulturore. E realizuar në vitin 2017 nga kompania jonë, me investim nga Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë, kjo ndërtesë përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin arsimor dhe kulturor të rajonit.
Objekti ka një sipërfaqe neto prej 4,000 m², të organizuar në katër nivele me etazhitet B+G+2. Struktura është konceptuar për funksionalitet maksimal, duke ofruar ambiente të përshtatshme për shfrytëzim të përditshëm, ngjarje letrare dhe aktivitete komunitare. Arkitektura bashkëkohore dhe standardet e larta të ndërtimit e bëjnë këtë bibliotekë një pikë referimi.
Detajet Kyçe
- Lokacioni: Gjilan
- Sip. e ndërtuar: 4,000 m²
- Investitori: Komisioni Evropian në Kosovë
- Data e fillimit: 2015
- Data e mbarimit: 2017
