KRAPI GROUP

Tregu i Fermerëve

Statusi

I kryer

Tipi i Projektit

Administrativ

Sipërfaqja e Projektit

1000m²

Kohëzgjatja

10 Muaj

Fasada e tregut të fermerëve, Therandë, Suharekë — KRAPI GROUP

Përshkrimi i Projektit

Objekti TherandaMarket është i vendosur në zemër të hapësirës së tregut të qytetit të Suharekës, duke përfaqësuar një investim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik lokal dhe përkrahjen e fermerëve të zonës. Ky objekt modern mbulon një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 1000 m², nga të cilat 800 m² janë hapësirë e mbyllur dhe e strukturuar në mënyrë funksionale për të garantuar komoditet dhe efikasitet maksimal.

Brenda objektit janë të organizuara 32 tezga të dedikuara për fermerët lokalë, duke u ofruar atyre një ambient të përshtatshëm, të sigurt dhe të standardizuar për ekspozimin dhe shitjen e produkteve të tyre. Kjo hapësirë jo vetëm që rrit mundësitë për tregtim të rregullt dhe cilësor, por gjithashtu kontribuon në forcimin e lidhjes mes prodhuesve vendorë dhe konsumatorëve.

Projekti është dizajnuar nga AB Group dhe financuar nga CARE International, ndërtimi i objektit nga Krapi Group u përfundua në më pak se një vit, duke respektuar standardet më të larta të cilësisë dhe duke përdorur materiale moderne e të qëndrueshme.

Detajet Kyçe

Lokacioni

adresA
Rruga e Dëshmorëve, Therandë 23000